Menu Content/Inhalt
Print E-mail
Journal of Creation  Volume 16 Issue 2 Cover

First published:
Journal of Creation
16(2):20–21
August 2002

Browse this issue

Subscribe to Journal of Creation

Formimi natyralist i planetėve - tejet i vėshtirė

nga Michael J. Oard

Duke u nisur nga mėnyra se si disa shkencėtarė flasin pėr formimin e planetėve, do tė mendonit qė procesi do tė ishte i lehtė:

‘Sistemi ynė diellor u ndėrtua nga pluhuri i yjeve tė mbaruara. Ėshtė njė fakt i pėrsėritur shumė herė.’1

Planets

Njė teori e propozuar pėr formimin e planetėve nga materiale yjore tė mbledhura. Mbetjet e njė ylli tė shpėrthyer furnizojnė lėndėn e parė. Ndonėse kėto materiale besohet se mblidhen e bashkohen me anė tė gravitetit, efekti i gravitetit ėshtė shumė i dobėt pėr tė lejuar kėtė nė kuadrin kohor qė parashikon evolucioni. Mbetet edhe problemi nėse grimcat e vogla do tė mblidheshin sadopak nėn ndikimin e gravitetit.

Formimi i planetėve ėshtė vetėm njė nga shumė procese evolucionare tė supozuara qė filluan me Shpėrthimin e Madh dhe pėrfunduan me njerėz mbi Tokė pas shumė miliarda vjetėsh. Meqenėse planetėt ekzistojnė, evolucionistėt arsyetojnė se ‘duhet’ tė jenė formuar prej njė reje pluhuri tė quajtur nebula. Pluhuri duhet tė zhvillohet pikėsėpari nga yjet e mbaruara sepse pluhuri nuk zhvillohet drejtpėrdrejt nga molekulat e gazrave. Kėshtu, pluhuri besohet tė ketė ‘evoluar’ nga shpėrthimi i njė ylli nė njė supernova. Prandaj sistemi ynė diellor besohet tė jetė produkti i njė reje pluhuri tė kolapsuar qė ka ardhur nga njė yll i shpėrthyer. Kėto janė deduktimet e thjeshta natyraliste, sipas supozimit qė evolucioni ėshtė i vetmi mekanizėm.

Shumė njerėz mbeten tė kėnaqur nga kjo ide dhe nuk e ēojnė mė tutje. Por nė qoftė se dikush donte ta zhbironte ēėshtjen duke pyetur se si planetėt nė fakt u formuan prej pluhurit, ai do tė merrte njė pėrgjigje habitėse:

‘Por nė qoftė se pyet se si ky pluhur filloi faktikisht tė formonte planetė, mund tė dėgjosh njė heshtje tė turpshme. Planetėt, me sa duket, rriten shpejt - askush nuk e di pėrse pluhuri grumbullohet kaq shpejt.’1 [theksi i shtuar]

Nė fakt, kjo ide mbahet nėpėrmjet besimit, bashkė me disa procese tė tjera teorike nė konceptin e Shpėrthimit tė Madh. (Formimi i yjeve pėrballet me sfida tė ngjashme me ato pėr formimin e planetėve.2 Ndryshimi kryesor ėshtė qė yjet mbledhin mė shumė masė nga reja e pluhurit. Duke qenė se formimi i yjeve dhe ai i planetėve kanė probleme tė ngjashme, sa pėr tė thjeshtėsuar diskutimin do tė shkruaj vetėm pėr origjinėn natyraliste tė planetėve.) Njė artikull i kohėve tė fundit nė revistėn New Scientist pranon qė formimi natyralist i njė planeti ėshtė tejet i vėshtirė.3

Evolucioni i supozuar i planetėve pėrmban katėr hapa:

‘Njė model i suksesshėm nebular duhet tė shpjegojė me mjaft hollėsi katėr etapa tė rėndėsishme tė evolucionit tė sistemit diellor: formimi i nebulės nga e cila zėnė fill planetėt dhe dielli, formimi i trupave fillestare planetare, evoluimi i pastajshėm i planetėve, dhe shpėrndarja e gazrave dhe pluhurit tė mbetur. Modelet e sotme nebulare (ka mė shumė se njė tė tillė!) japin shpjegime ngurruese pėr kėto etapa, por shumė hollėsi mungojnė. Asnjė model i sotėm nuk ėshtė plotėsisht i kėnaqshėm.’4

Sa pėr argumentin, do tė supozoj pa provė qė pluhuri ka mbetur nga njė shpėrthim supernove. Kjo ėshtė etapa e parė. Atėherė sipas hipotezės nebulare tė Laplace, tė cilėn e paraqiti nė fillim nė 1796, procesi i formimit tė planetėve, pra etapa e parė, fillon me kolapsin e thjeshtė tė resė sė pluhurit. Nė kolapsin e resė sė pluhurit dhe rritjen e planetit ka tre hapa teorike: 1) mbledhja e pluhurit nga graviteti qė tė formojė grimca tė vogla, 2) bashkimi i grimcave ose i mbledhjeve tė vogla pėr tė formuar mbledhje tė mėdha, dhe 3) kondensimi me anė tė shtimit tė atomeve dhe molekulave ndaj masės nė rritje.5

Hapi mė i rėndėsishėm ėshtė i pari, pra, mbledhja e pluhurit nga graviteti qė tė formojė grimca tė vogla. Nė radhė tė parė, kokrrat e pluhurit duhet tė mblidhen pėr tė formuar grimca tė vogla, tė cilat nga ana e tyre duhet tė vazhdojnė tė rriten deri sa tė arrijnė diametrin prej tė paktėn 10 metra. Kjo madhėsi ėshtė pika ku parashikohet se graviteti do tė marrė pėrsipėr procesin e mbledhjes, duke shtuar dhe kondensuar materiale me shpejtėsi gjithnjė e nė rritje. Atėherė nėnplanetė gjoja do tė formoheshin qė tė jenė disa kilometra tė gjerė. Mė nė fund, kėta parashikohen tė pėrplasen duke formuar planetė. Kėto hapa tė fundit kanė probleme tė vėshtira, por unė do tė pėrqėndrohem nė hapin e parė: si pėrplaset, ngjitet dhe rritet pluhuri para se graviteti tė mundė tė veprojė si faktor kryesor? Kjo ėshtė ēėshtja e madhe. Grimcat e vockla tė pluhurit duhet tė pėrplasen drejtpėrsėdrejti dhe t’i ngjiten njėra-tjetrės. Ky proces (i cili pėrsėri ėshtė temė hamendėsimesh) ėshtė shumė i ngadaltė, sidomos nė rajonet e ftohta tė hapėsirės, sipas astronomėve. Disa hipoteza janė me modė, por tė gjitha duket se kanė tė meta fatale.3

Steinn Sigurdsson ka flakur jashtė tė gjitha hipotezat e propozuara sepse secila prej tyre ka shumė pak tė ngjarė tė ketė ndodhur ndonjėherė. Meqė planetėt duken qartė se janė formuar dhe kėta astronomė duhet tė kapen pas besimit tė tyre evolucionar, ai sugjeron njė alternativė lindur thjesht nga dėshpėrimi:

‘… ndoshta ka njė dimension tjetėr hapėsinor ku vetėm graviteti vepron dhe i cili deri sot nuk ėshtė vėnė re. Nė kėtė rast, graviteti - i cili ėshtė i dobėt nėpėr distanca tė mėdha - forcohet nėpėr distancat e vogla qė pėrfshihen nga dimensioni i shtuar ….’6

Me fjalė tė tjera, ai sugjeron qė graviteti do tė shtrihej nė pesė dimensione, jo tre, dhe do tė ishte shumė i fortė nėpėr distanca shumė tė shkurtra, duke bėrė qė pluhuri dhe grimcat e vogla tė tėrhiqen dhe tė bashkangjiten nėpėrmjet tėrheqjes sė gravitetit. Kjo me siguri do ta pėrshpejtonte e ta lehtėsonte formimin e planetėve. Por kjo hipotezė e pėrfytyruar ka tė paktėn njė problem delikat - kokrrat e pluhurit nuk mund tė godasin shumė fort, pėrndryshe grimca nė lindje do tė copėtohej:

‘Kėshtu turbullimi brenda diskut [resė sė rrafshėt tė pluhurit] nuk mund tė jetė shumė i fortė, dhe pėrshpejtimi i shkaktuar nga graviteti i modifikuar i Sigurdssonit nuk mund tė jetė tepėr i skajshėm.’7

Nė fakt kjo ide mund tė testohet. Deri sot, dihet qė ligji i Njutonit pėr gravitetin vlen edhe pėr distancėn 218 μm, por eksperimente po bėhen pėr ta testuar pėr distanca akoma mė tė ngushta.7 Sigurdsson shpreson qė mekanizmi i tij i supergravitetit do tė dalė nė skenė kur graviteti tė testohet pėr distanca mė pak se 80 μm. Mua mė duket se nė qoftė se ai ka tė drejtė, ende mbetet problemi ‘i ngecur’ se si njė grimcė kaq e vogėl mund tė rritet mė shumė se 218 μm, ku mekanizmi i tij i hipotezuar nuk do tė vlente.

Sigurdsson ka tė ngjarė tė ketė tė drejtė, qė tė gjitha hipotezat e formimit tė planetėve janė hamendėsime tė kuturisura. Ka akoma mė tė ngjarė qė vetė hamendėsimi i tij ėshtė akoma mė i kuturisur sesa shumica, siē besojnė shumė astronomė. Kjo nuk u lė asgjė pėr tė shpjeguar zhvillimin e planetėve, tė paktėn me anė tė proceseve natyrore qė veprojnė gjatė periudhave tė gjata kohe. Njė interpretim i drejtpėrdrejtė i evidencave nė dispozicion si dhe i gjendjes sė hipotezave dhe problemeve tė shumta, ėshtė qė planetėt nuk u formuan nė mėnyrė natyraliste por u krijuan nė mėnyrė tė mbinatyrshme.

Referenca

  1. Anonim, Pulling power, New Scientist 171(2310):32, 2001. Kthehuni nė tekst.
  2. Bernitt, R., Stellar evolution and the problem of the ‘first’ stars, Journal of Creation 16(1):12–14, 2002. Kthehuni nė tekst.
  3. Ref. 1, fq. 32–34. Kthehuni nė tekst.
  4. Zeilik, M., Astronomy—The Evolving Universe, edicioni i tetė, John Wiley and Sons, Nju Jork, fq. 260–261, 1997. Kthehuni nė tekst.
  5. Zeilik, Ref. 4, f. 260. Kthehuni nė tekst.
  6. Ref. 1, f. 33. Kthehuni nė tekst.
  7. Ref. 1, f. 34. Kthehuni nė tekst.