Menu Content/Inhalt
Did God create life on other planets? Print E-mail

A krijoi Perėndia jetė nė planetė tė tjerė?

Nė qoftė se jo, pėrse ėshtė universi aq i madh?

nga Gary Bates

An artists depiction of an extraterrestrials (ET).

Jashtėtokėsorėt inteligjentė qė do tė vizitonin Tokėn do tė sundonin mbi njerėzimin.

Shumė njerėz, si tė krishterė ashtu dhe tė tjerė, e kanė tė vėshtirė tė besojnė qė Toka ėshtė i vetmi planet i banuar nė kėtė univers kaq tė madh.

Ata qė besojnė qė jeta evoluoi mbi Tokė, zakonisht e quajnė gati njė ‘fakt’ qė jeta ka evoluar nė planetė tė tjerė tė panumėrt. Zbulimi i jetės nė planetė tė tjerė, nga ana e tij, do tė shihej si vėrtetimi i besimit tė tyre evolucionar.

Mirėpo madje edhe shumė tė krishterė thonė, “Perėndia duhet tė ketė krijuar jetė gjetkė, pėrndryshe ky univers kaq i madh do tė ishte njė harxhim masiv hapėsire mė kot.” Sidoqoftė, arsyetimi ynė duhet tė mbėshtetet nė atė qė Perėndia ka thėnė se ka bėrė (pra Bibla), dhe jo nė atė qė ne mendojmė qė ai do tė kishte bėrė ose duhet tė kishte bėrė.

Sė pari, meqenėse Perėndia ėshtė ai i cili krijoi universin, ky i fundit nuk mund tė quhet ‘i madh’ nė krahasim me tė. Njerėzit e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė madhėsinė e universit sepse fuqia jonė pėr tė kuptuar ėshtė e kufizuar nė dimensionet e krijuara tė kohės/hapėsirės brenda tė cilave ekzistojmė, dhe na merret mendja nėse pėrpiqemi tė kuptojmė ndonjė gjė pėrtej tyre. Vetė koha filloi me krijimin e universit fizik, por si mund ta kuptojmė pėrjetėsinė pa kohė? Ēfarė ekzistonte ‘para’ universit? Po kėshtu, si mund tė kuptojmė se sa ‘i madh’ ėshtė Perėndia? Nuk e masim dot me njė shirit tė pėrbėrė nga atomet.

Bibla dhe Jashtėtokėsorėt

Shpeshherė lind pyetja: edhe pse Bibla na mėson qė Perėndia krijoi jetė inteligjente vetėm mbi Tokė, pėrse nuk mund ta kishte bėrė gjetiu? Nė fund tė fundit Shkrimi i Shenjtė nuk diskuton ēdo gjė, p.sh. automjetėt. Megjithatė, kundėrshtimi biblik ndaj idesė sė jashtėtokėsorėve nuk ėshtė thjesht njė argument nga heshtja. Pėrkundrazi, njohja me kuadrin e gjerė tė mesazhit tė Biblės/ungjillit na lejon tė nxjerrim qartė pėrfundimin qė arsyeja pėrse Bibla nuk pėrmend jashtėtokėsorėt ėshtė qė ata nuk ekzistojnė.1

  1. Bibla tregon qė i gjithė krijimi rėnkon dhe mundohet nėn peshėn e mėkatit (Romakėt 8:18–22). (Efekti i Mallkimit pas Rėnies sė Adamit ishte universal.2 Pėrndryshe nuk do tė kishte kuptim qė Perėndia ta shkatėrronte gjithė kėtė krijimin pėr t’ua hapur rrugėn qiejve tė rinj dhe Tokės sė re - 2 Pjetri 3:13, Zbulesa 21:1 e sipėr). Prandaj, tė gjithė jashtėtokėsorėt qė banonin gjetkė do tė ishin prekur (padrejtėsisht) nga Mallkimi i Adamit edhe pse ishin tė pafajshėm - ata nuk do tė kishin trashėguar natyrėn mėkatare tė Adamit.
  2. Kur Krishti (Perėndia) u shfaq nė mish ai erdhi nė Tokė pėr tė shpenguar jo vetėm njerėzimin por edhe, mė nė fund, tėrė krijimin prapė pėr veten e tij (Romakėt 8:21, Kolosianėt 1:20). Megjithatė, vdekja pajtuese e Krishtit nė Kalvar nuk mund tė shpėtojė kėta jashtėtokėsorė tė teorizuar, sepse duhet tė jesh pasardhės fizik i Adamit nė mėnyrė qė Krishti tė jetė ‘i afėrti qė gėzon tė drejtėn e shpengimit’ (Isaia 59:20). Jezusi u quajt ‘Adami i fundit’ sepse ka qenė njė njeri i parė real, pra Adami (1 Korintasit 15:22,45) - jo njė jashtėtokėsor i parė. Kjo bėhet nė mėnyrė qė njė Zėvendės njerėzor i pamėkatė tė marrė pėrsipėr ndėshkimin e merituar nga tė gjithė njerėzit pėr mėkatin (Isaia 53:6,10; Mateu 20:28; 1 Gjoni 2:2,4:10), pa nevojė pėr tė shlyer ndonjė mėkat tė tijin qė nuk ekzistonte (Hebrenjtė 7:27).
  3. Meqenėse kjo nėnkupton qė tė gjithė jashtėtokėsorėt do tė humbisnin pėrjetėsisht kur krijimi i sotėm do tė shkatėrrohet nga nxehtėsia e madhe (2 Pjetri 3:10,12), disa kanė pyetur veten nėse flijimi i Krishtit mund tė pėrsėritej gjetiu pėr qenie tė tjera. Mirėpo Krishti vdiq njėherė e mirė (Romakėt 6:10, 1 Pjetri 3:18) mbi Tokė. Ai nuk do tė kryqėzohej e ringjallej pėrsėri nė planetė tė tjerė (Hebrenjtė 9:26). Kjo vėrtetohet nga fakti qė kisha e shpenguar (tokėsore) njihet si nusja e Krishtit (Efesianėt 5:22–33; Zbulesa 19:7–9) nė njė martesė qė do tė zgjatet nė pėrjetėsi.3 Krishti nuk dashka tė jetė poligamist me shumė nuse tė tjera nga planetė tė tjerė.
  4. Bibla nuk i jep vend Perėndisė tė shpengojė ndonjė specie tjetėr, mė shumė sesa tė shpengojė engjėjt e rėnė (Hebrenjtė 2:16).

T’i pėrfshijmė... disi!

Njė pėrpjekje pėr tė gjetur vend nė Bibėl pėr jashtėtokėsorėt mbėshtetet nė njė fjalė tek Hebrenjtė 11:3: “Me anė tė besimit ne kuptojmė se bota ėshtė ndėrtuar me fjalėn e Perėndisė, sa qė ato qė shihen nuk u bėnė prej gjėrave qė shihen.”

Fjala “bota” pėrkthehet “botėt” nė disa pėrkthime anglisht, dhe disa pretendojnė se kjo u referohet planetėve tė tjerė tė banueshėm. Sidoqoftė, fjala greke ėshtė αιών (aion). Kėshtu, pėrkthimet bashkėkohore anglisht (si dhe pėrkthimi shqip tek Hebrenjtė 1:2) pėrkthejnė fjalėn si “gjithėsia” (pra tėrėsia e hapėsirės dhe kohės) sepse ajo pėrshkruan saktėsisht “gjithēka qė ekziston nė kohė e hapėsirė, qoftė e dukshme ose e padukshme, e tanishme ose e pėrjetshme”. Madje edhe sikur po u referohej planetėve tė tjerė, ėshtė njė deduktim i tepėrt dhe i pajustifikueshėm tė presupozosh ekzistencėn e jetės inteligjente atje.

Njė tjetėr pėrpjekje mbėshtetet tek Gjoni 10:16 ku Jezusi thotė, “Unė kam edhe dele tė tjera qė nuk janė tė kėsaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dėgjojnė zėrin tim, dhe do tė jetė njė tufė e vetme dhe njė Bari i vetėm.” Megjithatė, madje edhe njė astronom tek Vatikani i cili beson nė ekzistencėn e jashtėtokėsorėve (kėshtu qė ėshtė ‘dėshmitar kundėrshtar’ ndaj idesė sė mosekzistencės sė tyre), njė prift jezuit i quajtur Guy Consalmagno, pranon qė “Nė kėtė kontekst, kėto ‘dele tė tjera’ me sa duket janė johebrenjtė, jo jashtėtokėsorėt.”4 Mėsimi i Jezusit po shkaktonte pėrēarje midis judenjve (vargu 19), sepse ata besonin prej kohėsh qė shpėtimi nga Perėndia ishte vetėm pėr ta. Jezusi po deklaronte edhe njė herė qė ai do tė bėhej shpėtimtari i tė gjithė njerėzimit.

Njė pėrqasje e re

Njė ide mė e vonshme pėr tė gjetur vend pėr jashtėtokėsorėt doli nga nevoja e ndier pėr ta mbrojtur krishterimin nė rast tė njė vizite tė vėrtetė nė Tokė nga jashtėtokėsorėt. Michael S. Heiser ėshtė njė ufolog/folės i krishterė me influencė i cili mban njė doktoratė mbi temėn e Biblės Hebraike dhe Gjuhėve tė Lashta Semitike. Ai thotė qė argumentet e lartpėrmendura mund tė mos vlejnė pėr jashtėtokėsorė tė krijuar nga Perėndia. Meqenėse nuk janė pasardhės tė Adamit ata nuk kanė trashėguar natyrėn e tij mėkatare, kėshtu qė nuk janė tė fajshėm moralisht para Perėndisė. Ashtu si lepuj mbi Tokė, ata nuk kanė nevojė pėr shpėtim - edhe pse do tė vdesin, nuk do tė shkojnė as nė parajsė e as nė ferr.

Vdekja pajtuese e Krishtit nė Kalvar nuk mund tė shpėtojė kėta jashtėtokėsorė tė teorizuar, sepse duhet tė jesh pasardhės fizik i Adamit nė mėnyrė qė Krishti tė jetė ‘i afėrti qė gėzon tė drejtėn e shpengimit’ (Isaia 59:20)

Nė pamje tė parė ky argument duket bindės, ngaqė edhe engjėjt e rėnė janė inteligjentė por nuk mund tė shpėtohen (Hebrenjtė 2:16). Megjithatė, engjėjt janė tė pavdekshėm dhe nuk i pėrkasin dimensionit tonė trupor. Pėr mė tepėr jashtėtokėsorėt e Heiser-it nė anije kozmike duan njė nivel inteligjence qė nuk gjendet tek lepujt. Kjo nėnvizon me saktėsi padrejtėsinė e situatės ku ata vuajnė nga efektet e Mallkimit, duke pėrfshirė vdekjen dhe mė nė fund zhdukjen kur qielli do tė hiqet ‘si njė pergamenė qė mbėshtillet’ (Zbulesa 6:14). Madje duket mjaft e ēuditshme tė thuash qė veprimet e qenieve tepėr inteligjente nuk mbajnė aspak pėrgjegjėsi morale.

Heiser thotė gjithashtu qė jashtėtokėsorėt tepėr inteligjentė nuk do tė zhvendosin pozitėn e njerėzimit si tė krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė, sepse ‘shėmbėlltyrė’ do tė thotė thjesht qė njerėzit janė vendosur si pėrfaqėsuesit e Perėndisė mbi Tokė.

Megjithatė, Bibla thotė qė ne jemi krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė dhe nė ngjasim me tė (Zanafilla 1:26). Njeriu u krijua menjėherė si qenie plotėsisht inteligjente rreth 6,000 vjet mė pėrpara dhe merrej me zanate tė ndryshme pak kohė mė vonė (Zanafilla 4:22). Qysh atėherė, madje as ne nuk kemi realizuar dot teknologji mjaft tė avancuara sa tė udhėtojmė nė sisteme tė tjera yjore. Nė qoftė se jashtėtokėsorėt do tė ishin nė gjendje tė zhvillonin anije kozmike tė befasueshme, aq sa tė udhėtojnė mė shpejt sesa drita, tė cilat do t’u nevojiteshin qė tė vinin kėtu, mund tė hamendėsojmė qė ata duhet tė jenė krijuar me intelekt shumė mė tė lartė sesa yni - gjė qė do t’i bėnte akoma mė tė ngjashėm me Perėndinė sesa ē’jemi ne vetė. Ose pėrndryshe, krijimi i tyre ndodhi shumė mė pėrpara sesa 6,000 vjetėt e kuadrit biblik gjashtėditor; jashtėtokėsorėt u krijuan para njeriut dhe kishin kohė tė mjaftueshme pėr tė zhvilluar teknologjitė e tyre. Megjithatė, Perėndia krijoi Tokėn nė Ditėn 1 dhe mė vonė trupat qiellorė nė Ditėn 4.

Tė influencuar nga jashtė Biblės

Ndonėse Heiser nuk predikon konceptin e evolucionit teist, ai ėshtė simpatizues i idesė qė universi ėshtė miliarda vjeē, sipas propozimit tė ‘krijimbesuesit progresiv’ Dr Hugh Ross.5 Teorikisht, kjo mund tė lejonte kohėn e duhur qė jashtėtokėsorė tė paparė tė zhvillonin teknologjitė gati fantastiko-shkencore qė kėrkohen pėr tė ardhur kėtu. Megjithatė, ky ėshtė njė arsyetim nė rreth.

Tek kėto epoka tė tejzgjatura fshihet njė problem tepėr i madh. Sė pari, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė qė ideja e epokave tė gjata doli nga besimi qė shtresat e shkėmbinjve sedimentarė mbi Tokė pėrfaqėsojnė epoka tė gjata kohore.6 Kjo nga ana e saj mbiu nga presupozimi dogmatik qė nuk ka ndodhur asnjė veprim i veēantė i krijimit ose njė Pėrmbytje mbarėbotėrore, kėshtu qė tiparet e Tokės duhen shpjeguar sipas proceseve qė shihen se po ndodhin sot.7 Kjo filozofi, e quajtur uniformitarianizmi, duket se plotėson me bollėk profecinė e Apostullit Pjetėr tek 2 Pjetri 3:3–7.

Konflikti me Ungjillin qėndron tek fakti qė po kėto shtresa shkėmbore pėrmbajnė fosile - pra njė kronikė gjėrash tė ngordhura qė tregon shenjat e dhunės, sėmundjeve dhe vuajtjes. Kėshtu, pranimi i pikėpamjes sė ‘miliona vjetėve’, qoftė edhe pa evolucion, vendos vdekjen/ngordhjen dhe vuajtjen shumė kohė pėrpara Rėnies sė Adamit. Kjo sulmon themelet e ungjillit si dhe vetė arsyet pse Krishti erdhi nė Tokė - si p.sh. kthimi pėrmbys i efekteve tė Mallkimit.

Radhitja e rendit tė krijuar

Psalmi 8:5 thotė (nė pėrkthimin anglisht) qė njeriu u krijua pak mė i ulėt sesa engjėjt dhe u kurorėzua me lavdi dhe me nder. Heiser ka thėnė qė shpėtimi mbėshtetet nė gradėn dhe jo nė inteligjencėn. Nė kėtė rast, ku do tė radhiteshin jashtėtokėsorėt (tė cilėt prapė nuk pėrmenden kėtu)? Vallė do tė radhiteshin mė lart se njeriu, po mė ulėt se engjėjt, pėr shembull? Nėse kėta jashtėtokėsorė tė pėrparuar do tė ishin nė gjendje tė vizitonin Tokėn, sot njerėzimi do t’i nėnshtrohej sundimit tė tyre. (Edhe sikur tė ishin miqėsorė, nga ana potenciale ata do tė ishin shumė mė tė fuqishėm falė inteligjencės dhe teknologjisė sė tyre.) Kjo do tė binte ndesh me strukturėn e autoritetit tė pėrcaktuar nga Perėndia kur ai porositi njeriun ta ‘nėnshtronte’ tokėn - gjė qė njihet edhe si mandati i sundimit (Zanafilla 1:28).

Mrekullohuni

Psalmi 19:1 na tregon njė arsye kryesore pėr madhėsinė e universit: ‘Qiejtė tregojnė lavdinė e Perėndisė dhe kupa qiellore shpall veprėn e duarve tė tij.’ Kjo na kujton qė sa mė shumė zbulojmė pėr kėtė univers tė mahnitshėm, aq mė shumė duhet tė mrekullohemi pėrpara Atij qė e bėri tė tėrė. Ja se pėr kė duhet tė mendojmė, jo pėr jashtėtokėsorė imagjinarė qė nuk i kemi parė kurrė ndonjėherė.

A mund tė kishte ‘jetė tė thjeshtė’ gjetkė nė hapėsirė?

Fotografia nga Elaine R. Ingham

A protozoa

Nėse evolucioni thotė qė jeta mund tė ketė ardhur nė Tokė nga hapėsira - atėherė pse tė mos lėvizė nė drejtim tė kundėrt?

‘Kuadri i madh’ i Biblės duket se pėrjashton idenė e jetės inteligjente gjetkė nė universin e Perėndisė (shih tek teksti kryesor8). Por ēfarė mund tė themi pėr shembull pėr bakteret nė planetėt e tjerė? Ka mundėsi qė Perėndia t’i ketė krijuar, por ka shumė pak tė ngjarė.9 Cili do tė ishte qėllimi i tyre? I gjithė fokusi i krijimit ėshtė njerėzimi mbi Tokė; gjallesat e biosferės tokėsore tė ekuilibruar pėr bukuri pėrbėjnė pjesė tė sistemit tė krijuar pėr tė mbėshtetur jetėn tonė.

Nėse bakteret do tė gjenden gjetiu nė Sistemin Diellor, zbulimi do tė pėrshėndetet si provė qė jeta mund tė evoluojė vetė nga materiale jo tė gjalla.10 Sidoqoftė, ne kemi botuar parashikimin tonė qė nė kėtė rast tė pangjarė, organizmat do tė kenė ADN eytj. tė tipit tokėsor, nė pėrputhje me origjinėn e tyre qė kėtej si ndotėse - ose tė mbartura nga anije kozmike tė kohėve tė fundit, ose tė hipura mbi copėza shkėmbinjsh tė shkėputura vrullshėm nga Toka me anė tė goditjeve nga meteoritet.

Referenca

  1. Sigurisht se ka qenie engjëllore. Këta u krijuan herët gjatë Javës së Krijimit–u referohet si ‘bijtë e Perëndisë’ dhe ‘yjet e mëngjesit’ në poezinë e librit të Jobit, dhe ata u gëzuan dhe kënduan kur u formuan ‘themelet’ e Tokës (Jobi 38:7). Kthehuni nė tekst.
  2. Sarfati, J., The Fall: a cosmic catastrophe: Hugh Ross’s blunders on plant death in the Bible, Journal of Creation 19(3):60–64, 2005; <creationontheweb.com/plant_death>.Kthehuni nė tekst.
  3. Kisha u ble me gjakun e shpëtimtarit të saj që doli nga plaga në brinjët e tij, në analogji të qartë me lindjen e gruas së parë nga një ‘plagë’ në brinjët e Adamit. Kthehuni nė tekst.
  4. Consalgmagno, G., Humans are not God’s only intelligent works, <www.stnews.org/Commentary-891.htm>, 3 Janar 2006. Ai në fakt mbajti palën pohuese në një debat me Dr Jonathan Sarfati të CMI-së, argumenti mohues i të cilit gjendet tek <www.stnews.org/Commentary-890.htm> (ata nuk panë argumentet e njëri-tjetrit para se u botuan në revistën ‘liberale’ Science and Theology News). Kthehuni nė tekst.
  5. Ross beson në ekzistencën e krijesave si njerëz por pa shpirtra para Adamit, me status shpirtëror të ngjashëm me atë të jashtëtokësorëve të supozuar nga Heiser. Për një përgënjeshtrim të plotë të ideve të Ross-it shih tek Refuting Compromise nga Dr Jonathan Sarfati (Master Books, Arkansas, USA, 2004). Kthehuni nė tekst.
  6. Henry, J.F., An old age for the earth is the heart of evolution, Creation Research Society Quarterly 40(3):164–172, Dhjetor 2003. Kthehuni nė tekst.
  7. Mortenson, T., The Great Turning Point, Master Books, Arkansas, USA, 2004. Kthehuni nė tekst.
  8. Krahaso me Grigg, R., Did life come from outer space? Creation 22(4):40–43, 2000; Bates, G., Alien Intrusion: UFOs and the evolution connection, Master Books, Arkansas, USA, 2004. Kthehuni nė tekst.
  9. Sarfati, J., Conclusive evidence for life from Mars? Remember last time! <creationontheweb.com/mars>, 15 Maj 2002. Kthehuni nė tekst.
  10. Matthews, M., Space life? Answering unearthly allegations, Creation 25(3):54–55, 2003; <creationontheweb.com/space_life>. Kthehuni nė tekst.